Gjykata lë në arrest shtëpie 10 prej grave të kthyera nga Siria - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas kthimit në atdhe të 110 kosovarëve nga zonat e konfliktit në Siri, katër prej tyre  janë arrestuar, ndërkohë që 32 gra akuzohen për përfshirje në organizata terroriste.Të marten gjykata e Prishtinës caktoi masën e arrestit të shtëpisë për 10 prej tyre, për veprën penale tw pjesëmarrjes në ushtri të huaja, në formacionet e jashtme paraushtarake dhe në organizimet grupore apo individuale jashtë territorit të Kosovës .Aktivitetit I tyre dyshohet se është ushtruar nga 2014-ta, e deri në prill të këtij viti.Ndër të kthyerit janë dhe 74 fëmijë, 9 prej të cilëve kanë kanë humbur prindërit në luftë.Kthimi ishte pjesë e një plani në koordinim të plotë me SHBA-në, ambasada e së cilës ka përshëndetur këtë operacion.Në bazë të statistikave të policisë, afro 400 qytetarë të Kosovës, kanë marrë pjesë në gjashtë vitet e fundit në konfliktet në Siri dhe Irak përkrah grupit militant të "Shtetit Islamik? ku më shumë se 70 prej tyre janë vrarë.Kosova në vitin 2015 miratoi ligjin me të cilin u ndalon qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit.Sipas të dhënave të policisë, në Siri  vijojnë të qëndrojnë edhe 30 luftëtarë, 49 gra dhe tetë fëmijë.

Recommended