RTV Ora – Vdekja e 25-vjeçares në Elbasan, arrestohen dy mjekë

  • 5 years ago
#rtvora
Policia e Elbasanit ka arrestuar mbrëmjen e djeshme (22 prill) dy mjekë për vdekjen e 25-vjeçares në maternitetin e Elbasanit.

Në pranga janë vënë kardiologu Mehmet Ibaj dhe reanimatori Niko Thano.

Në pyetje është marrë edhe gjinekologu Ardjan Kadaifçiu, ndërsa janë thirrur të dëshmojnë edhe dy infermierë që asistuan në lindje.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Elbasanit ata akuzohen ?për mjekim të pakujdesshëm? të 25 vjecares që ndërroi jetë të hënën në sallën e lindjes.

Familjar: "Doktori i zemrës është vonuar 4 orë dhe kur ka mbërriti, erdhi shumë avash gjithë tangërllik."

Rexhina Debrova nga Cërriku, ndërroi jetë 1 orë pasi lindi me operacion fëmijën e saj të parë.

Në reagimin e parë qendra spitalore e Elbasanit tha se Rexhina Debrova pësoi një komplikacion të rëndë, të ashtuquajtur infarkt mushkërie.

Ndërkohë priten edhe rezultatet e autopsisë për shkakun zyrtar të vdekjes.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vdekja-e-25-vjecares-ne-elbasan-shoqerohen-dy-mjeke
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended