Stop - Prishtine, si u krijua borxhi fiktiv 260 mije dollare! (18 prill 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/stop-emisioni-163-sezoni-4-2/

Skënder Kuniviku, një biznesmen nga Prishtina denoncon në ?Stop? për një borxh të krijuar artificialisht në shumën 260 mijë dollarë. Në vitin 2013, Skënderi krijoi kompaninë Gording Germany Plus, që importonte produkte dekorative.

Ai kishte 80 %, ndërsa 20% të aksioneve i kishte një shqiptaro-turk. Më pas, aksionet 20% dhe 30% të Skënderit i shiten një tjetër shqiptaro-turku, Elif Duman. Pasi biznesi nuk eci, ortakët ndanë detyrimet e mallin dhe likujduan edhe njëri-tjetrin.

Pas disa kohësh, Skënderit i vjen një thirrje nga gjykata e Prishtinës, ku ortakja e tij Elifi, kishte hapur një gjyq me pretendimin se Skënderi i ka blerë mall 260 mijë dollarë dhe nuk ia ka paguar. Por Elifi fsheh faktin që kanë qenë ortakë dhe përmes përmbaruesit dhe gjykatës legjitimon këtë borxh fiktiv, që Elifi e ka mbështetur në disa fatura në gjuhën turke. Por faturat nuk kanë kodet e mallit e janë paraqitur pa përkthim dhe pa vulën apostile.

Nga ana tjetër, gjyqtari Lek Prenaj ka nxjerrë urdhrin e ekzekutimit me këto shkelje. Sanja Telhallari shpjegon se për t?u legalizuar një dokument nga një shtet në një tjetër, duhet të ketë disa elementë sigurie, që bëhen në zyrën noteriale. Dokumentet duhet të kenë patjetër përkthimin zyrtar dhe vulën apostile. Nëse këto elementë mungojnë në dokument, atëherë ai nuk ka fuqi ligjore për t?u përdorur në shtetin tjetër.

?Më vonë doli që e gjithë oferta ishte me mashtrim, me një prapaskenë, organizim të mirëfilltë. Elif Duman, babai i saj, por edhe vëllai i saj. Problemet filluan kur? unë e mora maunen e shtatë u ktheva në shtëpi, duke menduar se e kisha kryer problemin me Turqinë. Me thënë të drejtën edhe nuk ndihesha mirë, nuk e dija se çfarë kisha, por ia lija stresit, lodhjes. Në fakt më vonë, në Mars të 2015-s del që isha i sëmurë prej kancerit dhe kam bërë një operacion. Në Maj, marr njoftimin prej gjykatës se kam një padi prej një firme të Turqisë. Çfarë padie? E shikoj, padia thoshte që jam paditur nga ortakja ime, Elif Duman. Me pretendimin se ky zotëria ka blerë një mall nga ne në Bursa dhe nuk po e paguan mallin?, tregon denoncuesi Skënder Kunoviku.

Gazetari i Stop shpjegon se faturat, të cilat janë krijuar në Turqi, nuk kanë kodin shoqërues për çdo artikull. Gjithashtu në të thuhet qartë dhe saktë, që mosmarrëveshjet midis palëve mund të zgjidhjen vetëm në gjykatën e Bursës, që ndodhet në Turqi. Atëherë lind pyetja, si ka mundur sistemi gjyqësor në Kosovë të gjykojë këto fatura dhe të nxjerrë debitor zotin Skënder Kunoviku, me rreth 260 mijë dollarë...

Recommended