Stop - Prishtine, pa perkthim e pa vule apostile! (18 prill 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Faturat, e pretenduara nga Elif Duman, nuk kanë kodet e mallit e janë paraqitur pa përkthim dhe pa vulën apostile. Nga ana tjetër, gjyqtari Lek Prenaj ka nxjerrë urdhrin e ekzekutimit me këto shkelje.

Emisioni ?Stop? merret me Gjykatën e Shkallës së Parë Prishtinë, me gjyqtarin Lekë Prenaj, i cili ka ligjëruar këtë procedurë përmbarimore dhe këtë borxh të krijuar në mënyrë artificiale. Ky gjyqtar duhej t?i kishte kërkuar përmbaruesit privat që të gjitha faturat në gjuhën turke duhej të ishin të shoqëruara me një përkthim përkatës të kryer nga një përkthyes i licencuar. Pikë së dyti, ky gjyqtar po ashtu duhej t?i linte palës kreditore mundësinë e apelimit.

Arbër Rexha, avokat: Debitori në afat të rregullt ligjor ka parashtruar ankesë ndaj aktvendimit të Gjykatës Themelore me të cilën është refuzuar prapësimi. Mirëpo në pamundësi të deponimit të garancisë, të cilën e ka caktuar Gjykata Themelore, kjo e fundit pa ndonjë vendim me shkrim, lëndën dhe shkresat për lëndën, i ka orientuar tek përmbaruesi për të proceduar më tutje. Unë mendoj që ankesa është e drejtë fundamentale dhe kategori kushtetuese, e cila nuk duhet t?i mohohet askujt. Mendoj se Gjykata e Shkallës së Parë është dashur që ankesën sëbashku me shkresat e lëndës t?i drejtojë tek Gjykata e Apelit për vendosjen meritore në këtë çështje përmbarimore.

Pikë së treti, ky gjyqtar nuk duhej të kishte gjykuar pikërisht këto fatura pasi në këto fatura shkruhet qartë dhe pastër, nëse ka konflikt midis palëve, atëherë është Gjykata e Bursës dhe përmbaruesit e Bursës, të cilët mund t?i japin zgjidhje konfliktit.

Gazetari ? Në lidhje me këto faturat, që keni nxjerrë një borxh të prodhuar në mënyrë artificiale, a kanë pasur një përkthyes nga Turqia për këtë lloj fature, që keni pasur në lëndën gjyqësore?

Gazetari ? Mund të flasim zoti Lekë Lekë Prenaj?

Lekë Prenaj ? Jo bre zotni! Është zëdhënësja, te zëdhënësja bisedohet, nëse keni naj sen.

Gazetari ? Jo thjeshtë, ju dini turqisht?

Lekë Prenaj ? Jo nuk ka ç?ka t?them unë ty!

Gazetari ? Kjo fatura këtu thotë p.sh, që?

Lekë Prenaj ? Nale ti kët kamera!

Gazetari ? N.q.s palët kanë probleme, duhet ta zgjidhin në Gjykatën e?, në Gjykatën e Bursës.

Lekë Prenaj ? Unë ju tregova, shkoni atje ku është zëdhënësja!

Gazetari ? Po zëdhënësja s?mund ta thotë, se ju e keni marrë vendimin. Më kupto?

Lekë Prenaj ? Te zëdhënësja shkoni, s?komunikohet gjyqtari, nuk lejohet me u komuniku.

Gazetari ? E kuptoj, por është absurde, sepse këto janë fiktive dhe është një broçkull.

Lekë Prenaj ? Cilat janë fiktive?

Gazetari ? Po sepse nuk kanë kode. Këtu thuhet, që duhet të gjykohet në Gjykatën e?

Lekë Prenja ? Fike kët kamer!

Gazetari ? E Bursës. Nuk keni një opinion për këtë?

Lekë Prenaj ? Jo jo, dhe asnjë lloj sqarimi.

Gazetari ? Ok, faleminderit!

Lekë Prenaj ? Shpjegimin ua dhashë!

Ky dokument që është prodhuar në shtet...

Recommended