RTV Ora - Rama: Shqiptarët po bëhen mish për top nga partitë në Holandë

  • 5 years ago
#rtvora
Kryeministri Edi Rama akuzoi partite holandeze se po perdorin shqiptaret si koka turku për politikën e tyre të brendshme dhe fushatat e tyre elektorale. Sipas tij rezoluta për rikthimin e vizave miratuar ne Parlamentin holandez nuk ka të bëjë me shqiptarët por me vetë politikën e brendshme të saj.

Edi Rama: ""Më duket e udhës që ti kthehem vendimit të parlamentit holandez por duke e parë atë nga sfondi i një feste absurde që u zhvillua në oborrin e opozitës në Tiranë si rezultat i atij vendimi. Një festë fyese dhe pa e ekzagjeruar aspak përbuzëse për njerëz zakonshëm të këtij vendi në kushte kur ai vendim u përcoll nëpër kanalet televizive dhe nëpër ato digjitale si të ishte fundi i lëvizjes së lirë të shqiptarëve.
Ndërkohë që është një vendim thjesht dhe vetëm politik në vazhdën e një procesi elektoral në një vend si Holanda ku nuk është sekret, ka një zhvillim të vazhdueshëm të një politike intensivisht kundër zgjerimit, kundër emigrantëve, intensivisht kundër shqiptarëve. Shqiptarët janë zgjedhur nga disa parti në atë vend si një kokë turku për retorikën agresive izolacioniste në raport me zhvillimet përtej kufjive të Holandë, në Bashkimin Europian dhe agresive kundër politikës europiane të zgjerimit."

Qeveria holandeze nuk ka dhënë shenjë se do të marrë hapin në kushtet e një fushate elektorale ku këto tema dhe shqiptarët janë bërë mish për top për partitë që duan vota dhe shkelnin me këmbë dinjitetin e shqiptarëve pa dashur tia dijnë, ti drejtohen KE."

Por jo vetëm kaq. Rama u ndal dhe tek opozita ne Shqiperi

Edi Rama: "E pagëlltitshme është festa në Tiranë që për shkak se janë të dominuar nga urrejtja kanë humbur logjikën. Një festë e neveritshme e cila i drejtoi të gjithë tytat e topave për të hedhur kapsollat në shtëpitë e shqiptarëve duke u përpjekur të transformojë në një politikë të dëshpëruar që do të katandiset keq e më keq në formën e një reagimi deputetësh që refuan të përfaqësojnë popullin dhe prëpiqen ti vënë zjarrin prespektivës së vendit. Është e pafalshme."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-shqiptaret-po-behen-mish-top-nga-partite-ne-holande
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended