Report TV -Luçiano Boçi reagon për pezullimin e Mynyr Konit

  • 5 years ago
Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka komanduar në detyrë rektorin e ri në Universitetin e Tiranës, pas pezullimit të Mynyr Konir.

Ai është Bernard Dosti aktualisht zëvendës rektor në Universitetin e Tiranës dhe do të mbajë këtë pozicion deri në përfundim të çështjes dhe dhënies së vendimit të formës së prerë.

Nga ana tjetër edhe dekanët e Universitetit të Tiranës janë shprehur pro vendimit për pezullimin nga detyra të rektorit Mynyr Koni. Ata thonë se ky vendin është mjaft efiçent pasi nën drejtimin e Konit ishte krijuar një situatë ngërçi mjaft shqetësuese.

Në fjalën e tij Dekani Dhori Kule deklaroi se ka ardhur koha që pedagogë dhe studentë të shohin sa e lehtë është që institucioni që mëson të tjerët do mësojë të sillet në mënyrë të ligjshme.

Recommended