Liu Jo dhe Twinset prezantojnë koleksionin e ri Pranverë-verë 2019, një mori ngjyrash e stilesh

  • 5 years ago
Ngjyrat e bukura pranverore, stili dhe eleganca karakterizuan sfilatën e mbrëmshme nga Liu Jo dhe Twinset të cilat sollën koleksionin e ri Pranverë verë 2019. I ftuari i nderit, administratori i Twinset Alessandro Varisco shprehu pëlqimin për eventin e organizuar, por edhe habinë e gjetjes në vendin tonë të vajzave me kaq shumë nuhatje mbi modën
Eventi sipas mendimit tim isht shumë i këndshëm dhe i organizuar shumë mirë. Lejomëni të them se jam shumë i lumtur të jem këtu për arsye se pata shansin të zbulojs Shqipërinë. Është hera ime e parë këtu dhe kam parë vajza shumë të bukura, trendi dhe qe e ndjekin shumë modën. Për mua është një surprizë sepse nuk e mendoja që vajzat shqiptare do të ishin të atilla. Ne si Tëinset jemi shumë të lumtur që kemi një dyqan këtu dhe do të doja të hapnim edhe një tjetër ku të tregonim koleksione të reja për këto vajza të bukura. Edhe koleksioni vjeshtë dimër besoj se do të jetë shumë i fortë dhe i bukur.
Alessandro Varisco, Administratori i Twinset
Brandet e njohura mblodhën të ftuar të shumtë nga bota e modës, spektaklit dhe show- bizz-it të cilët shijuan për rreth një orë e gjysëm sfilatën e modeleve, që treguan morinë e veshjeve duke zbritur plot hijeshi shkallët elektrike.
sinkron
Mbyllja nuk mund të ishte më e bukur se sa me parakalimin e vogëluesheve që ia shtuan dozën e ëmbëlsisë të gjithë sfilatës.
Sinkron
Kombinimet fantastike të pranverë-verës ishin kryefjala e sfilatave të prezantuara mes ngjyrash, formash e linjash interesante

Recommended