Projekti i ‘Muzeut të kulturës françeskane’ prezantohet në Shkodër

  • 5 years ago
Në mjediset e Provincës Franceskane në Shkodër prezantua ?Projekti i Muzeut të Kulturës Françeskane? dhe themelimi i ?Muzeut Lin Delija? përmes dhurimit te mbi 100 punëve të piktorit. Gjatë ceremonisë të pranishëm ishin shumë të ftuar nga të gjitha përfaqësitë fetare në vend, akademikë e studiues, por nuk munguan as artistët e qytetarët e Shkodrës. Gjatë fjalës së tij projektuesi dhe arkitekti Gjon Radovani ndali tek koncepti për muzeun.

?Vendimi për ndërtimin e muzeut të kulturës françeskane në ndërtesën e gjimnazit illyricum është një ndër vendimet më të sakta të marra nga provinca françeskane ?Zoja Nunciate? e Shqipërisë dhe e Malit të Zi. Vendndodhja e saj në rrugën kryesore pedonale të qytetit, përballë Muzeut ?Marubi? është optimale në aspektin e aksesibilitetit të vizitorëve. Ndërtesa kryesore do t?i nënshtrohet një restaurimi të saktë në fasade për t?i lënë vendin një modernizimi total në brendësi te saj. Vizitorët do të gjenden në hyrje të ndërtesës në një ambient pritës të thjeshte por të ngrohtë, i cili i jep edhe mundësinë e blerjes së librave, suvenireve, por edhe të një pushimi aktiv në një ?kafeteri françeskane?, tha ndër të tjera arkitekti Gjon Radovani.

Më pas fillon, shpjegon arkitekti, intinerari i muzeut ku hap pas hapi sektorët e veprimit të françeskaneve të mëdhenj shqiptarë, shpalosin veprën tyre. Paralel, narrativa shoqërohet me kronologjinë e ngjarjeve të rëndësishme të njerëzimit dhe ato të urdhërit Françeskan. Në fjalën e hapjes At Aurel Gjerkaj vlerësoi përpjekjet e përbashkëta, që çuan në këtë moment të rëndësishëm themelimi, duke theksuar vetëdijen e përhershme të françeskanëve shqiptarë se historia e urdhrit të tyre ka qenë e mbetet e pandarë nga historia e Shqipërisë.

Recommended