Report TV - Çështja 'Babale', Salianji: Procesi është 'montuar', do kemi surpriza

  • 5 years ago
Nga Gjykata ku është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj tij për ?kallëzim të rremë?, ish- deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur se procesi ndaj tij është "i montuar". Para gazetarëve, Salianji tha se do të publikohen detaje të reja mbi këtë çështje, teksa theksoi se nuk intimidohet aspak nga akuzat që i bëhen përkundrejt tij. 

"Më akuzojnë si organizator të këtij përgjimi. Unë jam në funksion publik shpresoj që të vijë një ditë që forca e ligjit të jetë aq sa forca e krimit. Është një proces i montuar, i kërkova prokurorëve që të marrin nën arrest për dëshmi të rremë, Albert Nushin dhe Andon Markun. Të dy janë në përgjime, prokuroria nuk kishte as përgjigje për rastin, jo vetëm që nuk më intimidojnë dot. Kam 39 procedime apo padi gjatë kohës së Rilindjes, por nuk më trembin që të realizojë misionin tim. Do kemi surpriza të tjera, çështja nuk është mbyllur", tha Salianji.

Recommended