Rama në Kroaci, takohet me homologun kinez - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama gjatë samitit 16+1 mes vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës është takuar me homologun kinez Li Keqiang.Në takim, kreu i qeverise kineze premtoi ndërmarrjen e hapave të nevojshme për heqjen e vizave si dhe njohjen e ndërsjellët të diplomave universitare.Duke iu referuar 70 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Rama i kërkoi homologut Li heqjen e ndërsjellët të vizave mes dy vendeve. Heqja e vizave sipas Ramës do të nxiste jo vetëm rritjen e numrit të turistëve kineze në Shqipëri, por edhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.Ndërkohë që nga ana e tij, kryeministri kinez Li Keqiang konfirmoi heqjen e çdo barriere për importin e verës, mjaltit dhe vajit të ullirit shqiptar.

Recommended