RTV Ora brenda shtëpive të përmbytura në Vlorë, shikoni dëmet e shkaktuara

  • 5 years ago
#rtvora
Qyteti i Vlorës vazhdon të jetë i përmbytur nga reshjet e mëdha të shiut. Në lagjen 28 nëntori janë përmbytur akset rrugore, banesat dhe bizneset.

Kamerat e RTV Ora kanë hyrë brenda shtëpive të përmbytura. Në pamjet shihen dëmet e mëdha që ka shkaktuar uji.

Gazetarja e RTV Ora, Jerola Ziaj ishte në banesën e një prej banorëve, shtëpia e të cilit është përmbytur për të katërtën herë.

Ai tha se asnjë nga bashkia nuk ka ardhur për ti verifikuar dëmet.

Ndërsa shtoi asnjëherë nuk është dëmshpërblyer nga Bashkia e Vlorës.

"Është e katërta herë që jam përmbytur. Pas orës 12 uji filloi të futej brenda dhe nuk arritëm ta ndalonim. Uji u fut me shpejtësi dhe përmbyti banesën. Disa nga rrobat arritëm ti largonim por pjesa më e madhe janë lagur. Këtë herë nuk ka ardhur asnjë njeri nga bashkia. Edhe herët e tjera kur kanë ardhur vetëm kanë parë dëmet por nuk na kanë shpërblyer,"-tha familjari.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rtv-ora-brenda-shtepive-te-permbytura-ne-vlore

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended