RTV Ora - Grabitja në Rinas, autorët vepruan për 90 sekonda në pistën e aeroportit

  • 5 years ago
#rtvora

Një ditë pas grabitjes spektakolare, ku u morën miliona euro është zbardhur dinamika dhe ndërtuar skema që kanë ndjekur autorët për të hyrë në pistën e avionit. Për 90 sekonda autorët kanë hyrë të pa shqetësuar në pistën e aeroportit dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë paratë në bordin e avionit, nga ku janë larguar në drejtim të Tapizës. Autorët u përplasën me policinë, nga ku mbeti i vdekur dhe Admir Murataj.

Një ditë pas grabitjes spektakolare të miliona eurove në aeroportin e Rinasit policia ka zbardhur dinamikën duke rindërtuar skemën sesi autorët kanë hyrë në pistën e avionëve.

Grupi i armatosur duke lëvizur me furgonin me mbishkrimin ?Hetimi Tatimor? ka hyrë nga porta metalike që shërbente për kalimin e zjarrfikësve, ku kanë spostuar një bllok betoni që përdorej si mbrojtëse dhe më pas kanë prerë zinxhirin dhe kanë hyrë lehtësisht në pistën e fluturimit, ku ndodhej dhe avioni që do transportoheshin paratë, nga Tirana në Vjenë.

Furgoni ka ecur në pistë derisa është afruar pranë bordit të avionit. Më pas autorët të veshur si komando brenda 90 sekondave kanë marrë thasët me para nën kërcënimin e armëve dhe kanë dalë pikërisht nga kjo derë këtu, për të vazhduar më pas në drejtim të Tapizës.

Super-vjedhja ka ndodhur në momentin që po ndërroheshin dhe turnet e stafit të aeroportit.

Punonjësit e sigurisë së aeroportit kanë njoftuar Policinë dhe patrulla më e afërt është vënë në ndjekje të fugonit të grabitësve duke shkëmbyer zjarr me ta pas 950 metrash ndjekje pranë urës së Tapizës, ku mbeti dhe i vdekur Admir Murataj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zbardhet-dinamika-dhe-skema-e-grabitjes-autoret-vepruan-90-sekonda-ne-pisten-e-aeroportit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended