Tuberkulozi, ende prezent në Shqiperi

  • 5 years ago
Duket si e harruar, por sëmundja e tuberkulozit vijon të mbetet prezente në vend. Sipas bluzave të bardha vetëm për vitin 2018 janë regjistruar 440 raste të pacientëve të prekur me këtë sëmundje infektive.

Dorina Bardhi, koordinatore e përgjithshme e tuberkulozit: Sëmundja e tuberkulozit është prezente si të gjitha sëmundjet e tjera infektive, nga 440 raste në total, 424 janë raste të reja dhe 14 raste të përsëritura.

Sipas specialistëve, grupmosha me e prekur mbeten të rinjtë, dhe pjesa aktive për punë.

Dorina Bardhi, koordinatore e përgjithshme e tuberkulozit: Shenjat që shfaqet sëmundja  e tuberkulozit është e ngjashme me ato plumonare,por kolla zgjat më shumë se 3 javë pavarësisht se ka marrë mjekim. 15-45 vjeç kanë përqindjen më të madhe dhe ato mbi 65 vjeç.

Personat e prekur nga kjo sëmundje ndiqen në Spitalin Universitar ?Shefqet Ndroqi?. Bluzat e bardha, thonë se kjo sëmundje mbetet ende e stigmatizuar në shoqërinë shqiptare dhe pacientët që marrin mjekim nuk tregojnë, duke rrezikuar edhe personat e tjerë në të njëjtin ambient.

Tv Klan

Recommended