15 gylenistë në Maqedoninë e Veriut - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kërkesa e Turqisë për ekstradimin sa më të shpejtë të anëtarëve të organizatës FETO të cilët veprojnë në Maqedoninë e Veriut ka gjetur mbështetjen e kësaj të fundit.Kërkesa zyrtare për ekstradimin e të ashtuquajturve terroristë nga Ankaraja Zyrtare ka arritur në Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për 15 të dyshuar. Ministri i brendshëm Oliver Spasovski tha se 13 nga 15 të dyshuarit janë rezidentë në Maqedoninë e Veriut.Oliver Spasovski: Proceset që kanë të bëjnë për ekstradimin e pjesëtarëve të Organizatës ?FETO?, të cilët gjenden në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëheqë Ministria e Drejtësisë. Informatat e mia thonë se bëhet fjalë për 15 persona, prej të cilëve dy tanimë nuk janë në territorin e shtetit tone.Sipas Turqisë në listën e personave që dyshohen se janë pjesëtarë të FETO-s. figurojnë pronarë të 7 shkollave, por edhe sipërmarrës të disa kompanive në fushën e transportit, tregtisë, shëndetësisë dhe turizmit.Turqia akuzon Organizatën FETO dhe liderin e saj Fetullah Gülen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se qëndrojnë pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit 2016, gjatë të cilit humbën jetën 251 persona, ndërsa rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Recommended