RTV Ora - Lirohet protestuesi që u rrah "si i infiltruari"

  • 5 years ago
#rtvora

Gjykata penale e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Olsi Albajramit, i cili u arrestua pas protestës së të mërkurës para parlamentit.
Togat e zeza vendosën detyrim paraqitje për 29-vjeçarin nga Elbasani, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë.
Në seancën gjyqësore i pranishëm së bashku me familjarët ishte dhe ish-deputeti i Partisë demokratike, Luçiano Boçi, i cili në një prononcim për mediat tha se veprimet e policisë kanë qenë tendencioze.
Luciano Boci: "Edhe në raste të tjera të paraqitjes së akuzave të ngritura nga policia dhe të mbrojtura nga prokurori kemi parë falsifikime të ndryshme. Ka tendencë të policisë për të agravuar akuzat"

29 vjeçari përfshi në një sherr me protestuesit pasi në kokë mbante një kapuç të zi dhe ata e kanë pandehur si efektiv të infiltruar mes tyre.

Albajrami akuzohet për veprat penale të ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Goditje për shkak të detyrës? dhe ?Prishja e qetësisë publike?.

Ndërkohë të enjten gjykata e apelit la në burg 7 protestues të tjerë, mes tyre dhe Florenc Hoxhën dhe Dorian Protoduarin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lirohet-protestuesi-qe-rrahu-te-infiltruarin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended