RTV Ora - Balluku kundër energjisë së rinovueshme

  • 5 years ago
#rtvora
Sektori i energjetikës është një nga më kyçët por dhe më problematiku në Shqipëri. Investimet në HEC-e dhe në panelet diellore nuk mungojnë, por në vend që të stimulohen pengohen prej burokracive. Prej muajsh investitorët trokasin në dyert e ministrisë së drejtuar prej Belinda Ballukut, por e vetmja përgjigje që marrin mbetet shtyrja e akteve nënligjore që do ti hapte rrugë investimeve.

Situata hidrike në vend është në prag kolapsi për shkak të mungesës së reshjeve. Madje institucionet ndërkombëtare kanë paralajmëruar se kriza energjetike po kthehet në një rrezik serioz për buxhetin e shtetit. Banka Botërore pak ditë më parë kërkoi gjetjen e një strategjie të qëndrueshme.

Por në vend të zgjidhjes, duket se ministria e Infrastrukturës vazhdon të mbajë një qëndrim ndryshe, duke krijuar barriera.

Sipërmarrësit në sektorin e energjisë përmes penaleve diellore, ankohen se po penalizohen për shkak të mungesës së akteve nënligjore që do tu hapë rrugë investimeve. Madje prej tre muajsh ata kanë trokitur në institucionin e drejtuar prej Belinda Ballukut, por pa gjetur zgjidhje.

Fatmir Çekrezi nga qyteti i Elbasanit thotë se investimi mbi 3 mijë euo për instalimin e paneleve diellore ka shkuar dëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/balluku-kunder-energjise-se-rinovueshme

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended