Rreze Dielli 5 Prill 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P2 Sallatë me makarona dhe spinaq

  • 5 years ago
Sallatë me makarona dhe spinaq

Përbërësit:
1 gotë makarona klitharaqe
1 filxhan ullinj të zi
5-6 domate të thara ne vaj
1 filxhan me djath ne kubik
1 tufë spinaq baby
2 lgj kopër e prerë hollë
1 thelpi hudhër
lëkurë dhe lëng limoni
3-4 lgj uthull të bardhë
4 lgj vaj ulliri

Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të valuar ziejmë makaronat klitharaqe për aq sa është shënuar minutazhi në etiketë. I shpëlajmë me ujë të ftohtë që të mos zbuten dhe i vendosim në një tas.
Në një tas tjetër vendosim ullinjtë e prerë në gjysma, domatet e thata të prera imët, spinaqin e prerë hollë dhe koprën.
Grijmë pak lëkurë limoni, i përziejmë me hudhrën e grirë hollë, lëng limoni, uthull, kripë, piper e vaj. I përziejmë mirë në një tas të vogël dhe e shtojmë tek tasi me spinaq. I përziejmë mirë e më pas i shtojmë djathin e thërrmuar dhe mbulojmë tasin duke i vendosur në frigorifer për 2 ose 3 orë dhe më pas e shërbejmë.

Recommended