Fotoja EPIKE e protestës tek Kryeministria, fqinji zbulon se Agim Peposhi mori frymëzim nga...

  • 5 years ago
Babai i Dorjan Protoduarit, të cilin Gjykata e Apelit e la në arrest me burg, për dhunën në protestën e 16 shkurtit para Kryeministrisë, e quajti politik vendimin e gjykatës. Nga protesta në mbrëmje e banorëve të zonës së "Astirit", ai tha se djali i tij nuk i ka kundërshtuar forcat e policisë në protestë. Përmendi edhe emrin e Agim Peposhit, një tjetër të arrestuari dhe të lëni në burg për dhunën në protestën që kujtojmë se shkoi deri në shkatërrimin e godinës së kryeministrisë, derës hyrëse dhe instalacionit të kërpudhës në lulishten e Kryeministrisë.

Agim Peposhi u bë objekt kryesor për 'meme' në rrjetet sociale për vet imazhin e veçantë të shkrepur para derës së kryeministrisë. Me një shtizë në dorë të cilës drejtimin ja kishte vënë për nga kryeministria, sulej drejt godinës. Por babai i Protoduarit, tregon se nga ka marrë frymëzim për atë gjest, Agim Peposhi, me të cilin janë fqinj, pasi të dy janë banorë të zonës së Astirit.

"Po Agim Peposhi more çfarë bëri? Gjëja më e bukur ishte se po imitonte Ertugrulin me një shtizë dhe mbahet në burg për dy muaj. A ka turp në këtë botë more?!", tha ai.

Recommended