Policia e Shtetit edhe 'security'! Ngrihet shoqëria e parë shtetërore me pagesë!

  • 5 years ago
Me propozim të ministrit të Brendshëm qeveria ka marrë një vendim sot për krjimin e një shoqërie tregtare shtetërore me emrin "Illyrian Guard", e cila do të ofrojë shërbime me pagesë ndaj personave fizikë e juridikë publikë dhe privatë. Me një kapital fillestar 10 milionë lekë të përballuar nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, "Illyrian Guard" është 100 % të Ministrisë së Brendshme.

"Shoqëria ?Illyrian Guard?, sh.a., ofron shërbime me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj", sqarohet në vendimin e qeverisë.

Në vendim, thuhet se "të gjitha institucionet dhe subjektet publike, të cilat kanë në administrim objekte shtetërore, ruajtja dhe sigurimi i të cilave duhet të realizohet nga shërbime të specializuara për këtë qëllim, i drejtohen, me kërkesë, kësaj shoqërie, për të përfituar shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë fizike".

Ministria e Brendshme i siguron shoqërisë ?Illyrian Guard?, sh.a., nga inventari i saj i pronave publike, mjediset e punës të nevojshme për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë.

Më herët, në 4 mars, kryeministri Edi Rama nga Akademia e Sigurisë, paralajmëroi krijimin e kësaj shoqërie, duke dhënë edhe detaje nga organigrama e saj. E quajti një periudhë tranzicioni të butë për oficerët më të moshuar, të cilët janë në prag të pensionit. Do të jenë pikërisht këta efektivë të cilët do të integrohen pranë shoqërisë së ruajtjes fizike në pronësi të shtetit. Kështu, atyre u shmangen detyrat e vështira në terren.

"Besoj që me një reformë që ministri i Brendshëm po udhëheq dhe me krijimin e një strukture të re që do të jetë strukturë shërbimi e Policisë së Shtetit në formën e një ndërmarrje që do ofrojë shërbim për ruajtjen e objekteve, do të krijohet mundësia për tranzicion të butë për oficerët më të moshuar dhe për të marrë më shumë të rinj, duke iu krijuar më të moshuarve që të vazhdojnë të kenë një pagë dhe duke dhënë kontribut të rëndësishëm në pastrimin e një xhungle të policisë private, që shpeshherë janë thithëse të mëdha të nevojave publike dhe shpeshherë nuk e ofrojnë kurrsesi atë shërbim që mund të ofrojë Policia e Shtetit. Një ndërmarrje moderne që do të sigurojë ata që shkojnë në një moshë të caktuar të vazhdojnë të shërbejnë", deklaroi më herët Rama.

Recommended