Opozita serish para Parlamentit

  • 5 years ago
Mbështetësit e opozitës u mblodhën sërish sot para Parlamentit. Në mungesë të kryetarit Lulzim Basha, në qendër të protestës ishin të rinj e forumevem, por edhe studentë. Nuk munguan përplasjet e tyre me forcat e policisë.

Për afro tre orë opozita protestoi përpara Parlamentit dhe në krah të kryeministrisë për rrëzimin e qeverisë dhe largimin e kryeministrit Rama. Zëri i tubimit ishte ai i studentëve, të rinjve të Partisë Demokratike dhe LSI-së.

Edhe këtë herë nuk munguan përplasjet me policinë. E para nisi përpara Ministrisë së Brendshme ku protestuesit tentuan të hynin brenda rrethimit të pedonales. Përpara PParlamentit protestuesit hodhën kapsolla e tymuese në  drejtim të uniformave blu dhe disa herë tentuan të çanin kordonin e policisë.

Por protesta degjeneroi në sherr e grushte mes vetë protestuesve. Dyshimet e protestuesve se mes tyre kishte të infiltruar nga radhët e policisë, i kushtoi jo pak një të riu, i cili në fakt ishte një aktivist demokrat nga Elbasani.

Pas Parlamentit protestuesit u shpërngulën në krah të Kryeministrisë, ku krahas thirrjeve për largimin e kreut të qeverisë dogjën edhe një intsalacion piramide që sipas tyre simbolizonte shtetin e inkriminuar të Edi Ramës.

Edhe këtu nuk munguan incidentet mes vetë protestuesve.

Në mungesë të Lulzim Bashës, i cili ndodhej në Gjermani për takime me zyrtarë të CDU-së për situatën politike në vend, mesazhin Kryeministrit Rama ia dha nga selia blu Nënkryetari i demokratëve, Edi Paloka.

Dhe mbyllja e protestës u bë sërish me Himnin Kombëtar.

Tv Klan

Recommended