360 grade – Debat i fortë në 360 gradë, Milo Zykajt: Ke guxim të tepruar

  • 5 years ago
#rtvora #360grade
Gazetarja Erisa Zyka në një lidhje telefonike nga Brukseli, në emsionin "360 Gradë" në RTV Ora tha se Komisioni Evropian është i manipuluar nga qeveritë në Ballkan, sa i përket raporteve që publikon.

Kjo deklaratë e Zykës nuk është pranuar nga ish-ministri, Milo, i cili e ka konsideruar këtë deklaratë të tepruar dhe guximin e gazetares shumë të tepruar.

Zyka: Reformat në përgjithësi kanë bërë hapa prapa. Jemi 10 vjet më mbrapa.

Zheji: Cilat janë ato momentet mbrapa.

Milo: Vlerësimi që ju bëni duke thënë kanë bërë hapa prapa është i juaji personal apo i institucioneve evropiane? Sepse raportet e PE dhe KE janë optimiste dhe vlerësuese, pavarësisht se ato analizojnë edhe të meta, raportet kanë qenë vlerësuese edhe pozitive. Ju na thoni që këto raporte janë negative, unë nuk e besoj. Tani duhet të ndash analizën tënde personale, nga analiza e institucionit.

Zyka: Është një perceptim që e kanë shtetet anëtare të BE-së. Nuk flas në emër personal. Paraqitja e raporteve pozitive është nga të gjitha vendet e Ballkanit. Madje shprehja që ekziston në Serbi është që: 'Sa më shumë kapituj që hapen me Serbinë, më pak demokratike bëhet Serbia'. KE është treguar pozitive dhe ne e kemi analizuar. Ata që mendojnë që raportet nuk reflektojnë realitetin janë vendet anëtare, janë 28 shtete anëtare të cilat nuk janë gati të hapin negociatat me Shqipërinë, në këtë moment. Të gjitha reflektojnë shqetësimin që kemi hapa mbrapa.

Milo: E njoh si funksionon vendimmarrja në BE. Por raportin që nxjerr KE e ka të konsultuar.

Zyka: Konsultimi është bërë vetëm me qeveritë. Dhe kritika që i bëhet KE është që është e maipuluar nga qeveritë në Ballkan, të cilat kanë mësuar ta manipulojnë.

Milo: Po si moj një qeveri si Shqipëria manipulon KE në Ballkan, kjo është tezë e tepruar. Çe ke këtë guxim të tepruar të flasësh për një institucion serioz evropian.



Ndiqni emisionin live në:
https://www.youtube.com/watch?v=WwhECspRrBs
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended