Rama: Harrojeni parlamentin, nuk futeni dot para vitit 2021 - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama nga foltorja e parlamentit është shprehur se nuk do të ketë zgjedhje të përgjithshme para qershorit të vitit 2021.Ndër të tjera shefi i qeverisë ka deklaruar se opozita nuk do të futet në zgjedhjet lokale të qershorit të këtij viti, dëmin ja bën vetes së saj.?Sot dhe në vijimësi do vijojmë avazin nuk hyjmë në zgjedhje është punë e tyre. E mira e tyre është të hyjnë në zgjedhje. Shqipërisë nuk i bëhet nder nëse siglat e atyre që janë jashtë nuk janë në fletët e votimit në zgjedhjet vendore, por qederin më të madh ia bëjnë vetes. Zgjedhjet vendore do të bëhen në afatin e caktuar. Ideja se këtu do ketë ndonjë zhvillim dhe se do bëhet ndonjë përmbysje e rregullave të lojës, apo një kompromis ku do futet mandati që shqiptarët i kanë dhënë PS për të qeverisur pa të tjerë në prehër, është një ide ngushëlluese për të dalë prap te gardhi të enjten tjetër, por vetëm kaq. Këtu në parlament ata nuk i fut dot më ajo ide para qershorit 2021.?

Recommended