Trenat në vend, gjuha shqipe jashtë përdorimit

  • 5 years ago
Anashkalimi i gjuhës shqipe në ekranet informuese në trenat e Maqedonisë së Veriut kanë irrituar udhëtarët shqiptarë, të cilët janë në numër të konsiderueshëm. Treni i cili qarkullon në destinacionin Shkup-Kumanovë, informatat e udhëtimit i shfaq vetëm në gjuhën maqedonase dhe në atë angleze duke anashkaluar komplet gjuhën shqipe. Udhëtarët e revoltuar për neglizhencën e institucioneve kanë dërguar video në redaksinë e televizionit Alsat dhe kërkojnë respektimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga institucionet vendore.

Recommended