Tanja Fajon: Kosova e meriton heqjen e vizave - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Parlamenti Evropian votoi këtë të enjte me 331 vota pro dhe 126 kundër vijimin e procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Votimi është një hap ligjor, në mënyrë që procesi të vijojë edhe pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropian të cilat do të mbahen në muajin maj.Parlamenti Evropian ka miratuar kështu iniciativën e eurodeputetes dhe raportueses për liberalizimin e vizave me Kosovën Tanja Fajon.Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, bëri të ditur në Twitter se tani i takon Këshillit Evropian të bëjë punën e tij.Shumica kanë votuar në të mirë të liberalizimit të vizave për Kosovën. I bëjmë thirrje Këshillit Evropian të veprojë tani.Gjatë debatit që është mbajtur një ditë më parë raportuesja Fajon deklaroi se Evropa është duke humbur besueshmërinë dhe qytetarët e Kosovës po humbin shpresën në lidhje me liberalizimin.Ndërkohë Komisioneri evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dhimitris Avramopoulos ka deklaruar se Kosova e meriton heqjen e vizave.Procesi i liberalizimit ka nisur në vitin 2012. Kosova është vendi i vetëm në rajon, qytetarët e së cilës i nënshtrohen regjimit të vizave në zonën Shengen.

Recommended