Tempora – Nga intelektualët tek deputetët me pranga në duar. Ja kush na përfaqëson

  • 5 years ago
#rtvora #tempora
Kush na përfaqëson sot? Po dje? Në 22 marsin e vitit 1992 u zgjodh parlamenti i parë pluralist, e ku në karriget e deputetëve u ulën intelektualët e kohës. Ai mbahet mend edhe si Kuvendi më cilësor në përbërjen e tij.

Juristët, ekonomistët, profesor doktorët por dhe gazetarë përfaqësuan qytetarët në areolën e Kuvendit. Prejt tij u larguan agronomët ndërsa ushtarakët numëroheshin me gishtat e dorës.

Njerëzit me grada të larta shkencore e të shkolluar në perëndim ishin ?elita? e Kuvendit.

Të katër subjetet politike me përfaqësuara në Kuvend si PD, PS, PSD apo PAD, zgjodhën që deputetët e tyre ti kishin profesor-doktorë.

Dritëro Agolli dhe Dhimitër Anagnosti, këto figura të kulturës kombëtare, ishin sërish deputetë. Por jo vetëm.

Pjetër Arbnori, Moikom Zeqo, Robert Ndrenika, Aleksandër Meksi, Azem Hajdari, Gaqo Apostoli e mjaft intelektualë të tjerë zunë vend në Kuvend.

Në këtë legjislaturë debati intelektual dhe pse i polarizuar dominonte Kuvendin.

Por sot 27 vite më pas nga kush përfaqësohemi në Kuvend?

Deputetë e Ministra me diploma të dyshimta apo të marra në Universitete private, të cilat janë provuar se kanë shitur diploma.

Deputetë me të shkuar të dyshimtë. Madje disa prej tyre kanë të shkuar kriminale, e ku kanë qenë edhe përtej qelisë.

Të tillë janë faktuar edhe nga procesi i dekriminalizimit, ky deputetë dhe kryebashkiakë dorëzuan mandatin.

E nuk kanë qenë të paktë. Disa prej tyre u larguan, të tjerë u tërhoqën e madje disa përfunduan pas hekurave. Konkretisht Dashamir Tahiri, Shkëlqim Selami, Elvis Rroshi, Armando Prenga, Mark Frroku.

Kryeministri piktor por ka treguar që në Kuvend ka një gjuhë që tërheq mjaft vëmëndje, megjithatë kundërpërgjigjen e ka marrë dhe kryetari i opozitës jurist.

Edhe debati parlamentar ka treguar nivelin e tyre "intelektual".

E gjithçka ndodh në Kuvendin e sotëm mund të përkufizohet edhe me një fjalë të vetë Edi Ramës.

" Janë muhabete të këtij kazani këtu".
Ndiqni emisionin live në:
http://oranews.tv/article/nga-intelektualet-greke-deputete-me-pranga-ne-duar-ja-kush-na-perfaqeson
https://www.youtube.com/watch?v=TiafyLcseOA
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended