RTV Ora – Zyrtare/ Erkand Qerimaj merr medaljen e bronztë

  • 5 years ago
#rtvora
Pritja merr fund! Erkand Qerimaj është fituesi i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, i zhvilluar në muajin dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse u pozicionua i katërti në garë, peshëngritësi shqiptar përfitoi nga përjashtimi i kundërshtarit Dimitru Kaptaru. Rumuni rezultoi pozitiv në testin anti-doping pas analizave të bëra pas garës.

Lajmi i marrjes së medaljes është konfirmuar nga vetë peshëngritësi shkodran në rrjetin social "Facebook". Ndërkohë në një konferencë për shtyp të zhvilluar pak orë pas atij postimi Masllavica dhe Qerimaj u shprehen.

"Në radhë të parë falenderoj Erkandin për këtë medalje shumë të rëndësishme për momentin që jemi ne. Nga një krizë shumë madhe që kishim si Federatë tani ka ardhur një medalje e rëndësishme."-tha presidenti i Federatës së Peshëngritjes, Theodhor Masllavica.

"Është një kënaqësi e madhe të jem në vendin e tretë në botë. Është rezultati më i lartë i karrierës sime. Shpresoj që edhe në kampionatin që zhvillohet në Gjeorgji, kampionati Europian shpresoj që të rikthehemi me medalje dhe të ngrejmë lart flamurin shqiptar. -komentoi Qerimaj.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zyrtare-erkand-qerimaj-merr-medaljen-e-bronzt
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended