Strugë, 7 punonjës shëndetësor infektohen nga fruthi

  • 5 years ago
Fruthi është përhapur edhe në Strugë. Shtatë punonjës shëndetësor janë infektuar dhe janë dërguar në repartin infektiv në spitalin e Ohrit. Një pjesë e personelit shëndetësor janë të indinjuar që në shekullin 21 ende ka njerëz jo të vaksinuar që përhapin sëmundje ngjitëse. Në spitalin e Strugës janë ndaluar vizitat e pacientëve. Po ndërmerren masa për dezinfektim.