RTV Ora - Konispoli mbyll legalizimet, Lame shpërndau certifikatat e fundit

  • 5 years ago
#rtvora

ALUIZNI dhe Hipoteka do të jenë në një institucion të vetëm. Artan Lame ka deklaruar përfundimin e legalizimeve në Konispol, duke i hapur rrugë një tjetër reforme. Sfidë do të jetë tashmë regjistrimi i tokave bujqësore.

Konispoli u bë e para Bashki që mbylli procesin e legalizimit në vend, duke shënuar dhe nisjen e shkrirjes së ALUIZNI-t dhe Hipotekës në një të vetme që do të quhet Agjensia e Kadrastrës.

606 dosje janë trajtuar në Bashkinë jugore për periudhën 2014-2019, ku kanë mbetur vetëm 40 banesa pa u legalizuar, për shkak se aty nuk banon njeri.

Për të dhënë lejet e fundit të legalizimeve në Konispol ishte vetë kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame.

?Gjejmë rastin t?ju bëjmë thirrje atyre banorëve që, në rastin e parë që do të kthehen në atdhe, të paraqiten pranë zyrave tona për të ndjekur procedurat e mbetura?, u shpreh Artan Lame.

Drejtori i ALUIZNI-t u ndal edhe në fshatin Xharrë, ku dha lejet e legalizimit për tre kulte të besimit të krishterë, për kishën e Shën Katerinës, Shën Dhimitrit dhe Shën Kozmait.

Lame u shpreh se pas banesave është radha e regjistrimit të tokave bujqësore, të cilat pronarët kanë vite që i punojnë por nuk kanë dokumentacionin e plotë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bashkia-konispol-e-para-qe-mbyll-procesin-e-legalizimit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended