BOOM: Si në mesjetë, ambulanca e fshatit Sheq në kushte skandaloze

  • 5 years ago
#rtvora

Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora udhëtoi sonte drejt fshatit Sheq të bashkisë së Urës Vajgujore.

Banorët ankohen se ambulanca e fshatit të tyre nuk ka as kushtet më elementare për të funksionuar dhe dhënë shërbim qytetarëve.

Siç e shikoni dhe nga pamjet në video të filmuara nga "BOOM", sapo i afrohesh ambulancës, gjëja e parë që të vjen në mendje kur shikon derën është se bëhet fjalë për një objekt të rrënuar dhe harruar nga koha.

Gazetari i "BOOM" nuk arriti të futet brenda saj duke qenë se çelësin e mban infermierja, e cila kryen shërbime në familje të ndryshme.

Por nga dritarja fare lehtë mund të vësh re kushtet skandaloze të kësaj ambulance.

"Unë kam qenë infermiere këtu 35 vjet. Asgjë nuk ka ndryshuar.Gjilpërat i bëja nëpër shtëpia, nuk më vinin fëmijët këtu".

"Kemi 30 vjet kështu. Kur të bie një hall, vetëm në Berat".

"Kushtet janë mizerabël, parmbrëmë kam bërë një injeksion, ishte tmerr. Krevati është kastrofë, një jastëk që i thënçin, dritë nuk kishte, të bësh dritë me telefon".

"I kemi bërë kërkesë kryetares së bashkisë, do ta bëjmë, do ta bëjmë, nuk ka ka mbështetur fare".

Por çfarë thotë infermierja që punon aktualisht në këtë ambualancë?

"Nuk ke ku rri, e shikoni vetë. Shkoj nëpër shtëpia. Ambulanca nuk ka asgjë. Nuk ndihem mirë fare kur iki në punë sepse nuk e di ku po shkoj. Kur më marrin në telefon shkoj nëpër shtëpia në fshat. E kam ngritur si shqetësim te bashkia, më kanë thënë do të bëhet këtë vit.Kam dy vjet që punoj. Kushtet janë skandaloze, Urgjencën e mbaj vetë".

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik në Berat, Artur Bani, thotë se ndërtesa është e degraduar dhe pritet të ndërtohet një ambualncë e re.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-si-ne-mesjete-ambulanca-e-fshatit-sheq-ne-kushte-skandaloze

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended