RTV Ora - Ambjentalistët kundër Ballukut: Do e padisim nëse vë në funksion TEC Vlorën

  • 5 years ago
#rtvora

Termocentrali i Vlorës është një rrezik serioz për qytetin bregdetar. Nisur nga ky konstatim, ambjenalistët paralajmërojnë Ministren e Infrastrukturës dhe të Energjitikës, Belinda Balluku, se do të përballet me të gjitha format ligjore të kundërshtimit nëse i hap rrugë funksionimit të TEC Vlorës me gaz.

Ribaj: "Edhe ky model i ri me gaz do të thotë që të rindërtosh një TEC nga e para, të futemi përsëri në shpenzime të tjera dhe për ta përdorur përsëri me një lëndë tjetër fosile që për natyrën, për mjedisin, për ngrohjen globale, për problemin që është i shqetësuar gjithë planeti sot, ai ndikon negativisht".

Ambjentalisti, Simo Ribaj, thekson se vepra të tilla i përkasin shekullit të kaluar, ndal e cilëson një hap pas për Shqipërinë në një kohë që e gjithë bota orientohet drejt energjisë së pastër.

Ribaj: Sot qeveria ecën shumë shpejt, kur sot qeveria duhet të ndërtojë plantacione me panele diellore me energji 100% të pastër dhe duhet të vërë në efiçencë edhe kriporen e shkretë, për çfarë na duhet TEC-i?

Qëndrimi vjen në kohën kur Ministri i Mjedisit Blendi Klosi vendosi që të mos japë lejen mjedisore për projektin e ndërtimit të TEC-it në qytetin e Korçës, alarmin për të cilin banorët dhe ambjentalistët e ngritën përmes RTV Ora.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ambjentalistet-kunder-ballukut-do-e-padisim-nese-ve-ne-funksion-tec-vloren

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended