Shtyhet vendimi, e ema e Marvi Mihalit: Ka çmim per gjakun e femijeve te tyre?

  • 5 years ago
Gjykata ka shtyrë sot dhënien e vendimit për dy nga të pandehurit e vrasjes së 22-vjeçarit Marvi Mihali, ngjarje e ndodhur në Korrikun e vitit 2017 tek stadiumi "Dinamo" në Tiranë.

Seancën e kaluar, Prokuroria kishte kërkuar 24 vite burgim për Dejvi Bitrajn dhe 18 vite për kushëririn e tij Eugen Bitraj.

Kurse vëllezërit Marsel Alla dhe Gridens Alla janë kërkuar respektivisht 25 vite dhe 20 vite burgim. Dy vëllezërit Alla janë në kërkim dhe gjyqi ndaj tyre po zhvillohet në mungesë.

Shtyrja e dhënies së vendimit ka revoltuar prindërit e Marvi Mihalit. E ëma e të ndjerit, kërkon drejtësi për djalin e saj.

"Nuk do ndaloj asnjë minutë, deri në fund. Deri më sot kemi thënë që do presim drejtësinë. Sot e tutje po them: Drejtësinë do ta vendos me çdo kusht deri sa të kem frymë. Nuk do rri më duke recituar Migjenin "si nuk kam një grusht të fuqishëm". Boll i kam duruar baballarët e kriminelave, duke më prekur, duke më hedhur vështrime. Nuk kanë lënë gjë pa bërë dhe tani vazhdon ngrihet atje dhe gënjen edhe shpif. Unë nuk e di ky gjyq vendoset për të bërë drejtësi për Marvin Mihalin apo për t'i lehtësuar. Edhe prokurori tha, Eugeni të dënohet 18 vjet se ka lehtësi që është dorëzuar. S'është dorëzuar, e nxorri ai Artan Lulaj. E nxorri ai, ishte brenda. Siç ikën ata dy të tjerët që po bëjnë pushime nëpër ishujt e Greqisë. Kurse djali im po tretet në dhe. Unë do ta ndjek deri në një këtë çështje, por jam shumë e prekur nga shpifje të tilla. Ja therrshin djalin me thika atje në burg. Ja derdhin gjaku atje dhe ta shikojë. Do bëjnë dot pazare. Ka çmim për gjakun e fëmijëve të tyre? A ka çmim? E provofshin në kurrizin e vet dhimbjen e madhe që po provoj unë çdo ditë që po kalon".

Recommended