Manastirliu :Akreditimi 5-vjeçar institucioneve shëndetësore bëhet kur plotësohen kriteret

  • 5 years ago
Duke u ndalur te ndryshimet në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, Manastirliu tha se akreditimi 5-vjeçar i institucioneve shëndetësore publike dhe jo publike, do të bëhet vetëm nëse plotësohen kriteret bazë, që do të jenë kusht për akreditimin.

?Ndryshimet që ne propozojmë në ligj lidhen edhe me plotësimin e kushteve bazë të çdo institucioni që ofron shërbim shëndetësor, qoftë ky publik apo jo publike. Nëse nuk plotësojnë kushtet bazë, nuk do të munden të operojnë më, pasi do t?u pezullohet licensa deri në plotësimin e këtyre kushteve dhe më pas do të mund të përfshihen në procesin e akreditimi?, tha Manastirliu.

218 infermierë dhe teknikë të shkencave mjekësore teknike u punësuan vetëm me konkursin e tretë ?Infermierë për Shqipërinë?, ndërsa janë 1161 profesionistë ((1,031 infermierë, 82 mami, 5 fizioterapist dhe 18 teknik imazherie) që i janë bashkuar sistemit shëndetësor publik që prej hapjes së portalit ?Infermierë për Shqipërinë? një vit më parë.