TV Ora - Fajdet në Shkodër, flet avokati: Arrestimet show për ti bërë qejfin qeverisë

  • 5 years ago
#tvora #fajdetneshkoder
Operacionin ndaj 12 shtetasve të arrestuar në kuadër të operacionit ?Maranaj?, të akuzuar për dhenie parash me fajde, avokati i njërit nga të ndaluarit, Anton Kosteri e quan flluske sapuni.

Duke sjellë disa precedentë të mëparshëm, të cilat sipas tij, personat e arrestuar kanë fituar pafajësinë në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe atë të Apelit, Kosteri shton se arrestimi i 12 personave është një shoë për t?i bërë qejfin qeverisë.

Anton Kosteri: "Kemi një arrestim për të bërë shoë dhe për ti bërë qejftin qeverisë"

Ai mohon që ndaj denoncuesit, ish prefektit të Shkodrës Paulin Radovani të jenë bërë kërcënime për jetën nga këta persona.

Gjykata e Shkodres i la në arrest me burg burg 12 të ndaluarit, mbi të cilët rëndojnë akuzat: pastrim i produkteve të vepres penale, mos kallëzim krimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve.

"Maranaj" - Operacioni i koduar "Maranaj" u ndërmor në orët e para të mëngjesit, të 14 marsit, kur forcat Speciale nga Tirana zbarkuan në Shkodër në një aksion blitz dhe 11 persona u vunë në pranga gjatë kontrollit në 22 banesa. Një tjetër u kap teksa tentoi të arratiset drejt Kosovës

Mes personave të arrestuar është edhe ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës Artan Dragani. Ndërsa janë përfshirë edhe noterja pranë Dhomës së Noterisë Shkodër, Valbona Hajdari dhe efektivi i policisë Ergys Lohja, të cilët janë pezulluar nga detyra. Ndërsa për shtetasin me iniciale A.S është vendosur masa e sigurisë "detyrim paraqitje". Prokuroria thotë se "dhënia hua e këtyre shumave ishte për interesa shumë të larta që variojnë nga 3%-20% në javë nga ana e personave të implikuar".

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fajdet-ne-shkoder-flet-avokati-arrestimet-show-ti-bere-qejfin-qeveris
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora Neës" on YouTube Channel for TV Shoës HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended