Perfundojne punimet ne godinen 5 ne Qytetin Studenti

  • 5 years ago
Punimet në mjediset e përbashkëta në godinën numër 5 në qytetin studenti kanë përfunduar. Bashkia e Tiranës, në zbatim të Paktit për Universitetin veç rikonstruksionit të ambienteve ka bërë zëvendësimin e mobiljeve dhe dyshekëve në të gjitha dhomat e banimit të studentëve.

?Jam jashtëzakonisht i mahnitur! Është si dita me natën krahasuar me çfarë gjetëm dy muaj më parë, me kushtet që ishin trashëguar ndër vite. Kjo është pjesa jonë që vjen nga Pakti me Universitetin; pra, rregullimi i konvikteve. Më shumë se gjysma e konvikteve janë në proces rikonstruksioni. Ndaj besoj se para verës, të kemi përfunduar rikonstruksionin e të gjitha konvikteve, që të mbajmë fjalën për detyrën që na u dha nga Pakti me Universitetin.?

Ndërtimi i një kampusi të mirëfilltë universitar është objekti i radhës.

?Është vetëm fillimi. Kam vetëm një kërkesë të fundit, ta mirëmbajmë që brezi tjetër i studentëve që do të vijnë në Tiranë të gjejnë të njëjtat kushte, me të njëjtin standard dhe të kemi mundësi që duke u liruar nga puna këtu, të vazhdojmë të meremetojmë hapësira të tjera për studentët, teksa jemi në pritje të fillojmë mega-projektin e kampusit universitar.?

Punësimi i studenteve ekselentë është një tjetër pikë e Paktit për Universitetin që po vihet në jetë nga qeveria.

Tv Klan