Ora News – Ekspertizë për Monumentet, Ceka: Ministria po prish kalldrëmet në Gjirokastër

  • 5 years ago
#oranews #neritanceka
Arkeologu, Neritan Ceka, bën përgjegjëse Ministrinë e Kulturës për kaosin e krijuar me monumentet e Kulturës dhe së fundmi për prishjen e kalldrëmit në Gjirokastër. Ceka thotë se duhet ekspertizë arkeologjike, ndërsa thekson se Ministria e Kulturës nuk ka kapacitete për të përfituar nga projektet e UNESCO-s.

Arkeologu, Neritan Ceka, sheh si përgjegjëse Ministrinë e Kulturës për të gjithë kaosin e krijuar me Monumentet e Trashëgimisë Kulturore.

Madje këtë akuzë ai e ngre edhe në rastin e heqjes së kalldrëmit në pazarin e Gjirokastrës.

Neritan Ceka: Arkeologu nuk ishte dhe kjo tregon kaosin në të cilën punon Ministria e Kulturës dhe menaxhon për arsyen e thjeshtë që do të kontrollojë ato pak para që shkojnë te Monumentet e Kulturës dhe t'ja japë këto privatëve.

Në të njëjtën kohë, Ceka ngre dhe një problem tjetër që lidhet me infrastrukturën e qytetit muze.

Sipas tij, mungesa e masave për mirëmbajtjen e shtëpive do të rrezikojë deri edhe në zhdukjen e këtij qyteti.

Neritan Ceka: Mbulimi i çative të pazarit, ndërrimi i kalldrëmit janë makjazhi i një qyteti që po vdes. Gjirokastra nuk mund të vazhdojë me përrenj, me bahçe, me rrugica, por i duhet çuar makina çdo Monumenti në mënyrë që ai të rivitalizohet siç ndodh në të gjithë vendet e qytetëruara. Nëse nuk e fillojmë sot, unë ju siguroj që pas 10 vjetësh nuk do të kemi më qytet Muze të Gjirokastrës.

Për Cekën, Ministria e Kulturës nuk ka kapacitetet për të përfituar nga projektet UNESCO.

Neritan Ceka: Indiferenca e tyre është e dukshme për shkak se nuk kanë me kë dialogojnë. Kanë në kontakt njerëz inkompetent dhe ky është shkaku që UNESCO shikon një të ardhme të errët për këtë qytet muze. Së dyti UNESCO është nxjerrë jashtë loje në mënyrë arrogante.

Ceka nënvizoi nevojën e menjëhershme për të ndërhyrë përmes një ekspertize arkeologjike.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ekspertize-monumentet-ceka-ministria-po-prish-kalldremet-ne-gjirokaster
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended