PD perjashton vajzen e Azem Hajdarit

  • 5 years ago
Partia Demokratike ka përjashtuar nga radhët e saj vajzën e Azem Hajdarit, themeluesit dhe ish-udhëheqësit të ndjerë të kësaj force politike, të cilin ajo e ka shpallur tribun të demokracisë.

Vendimi erdhi pasi Rudina Hajdari deklaroi publikisht se refuzonte ta dorëzojë mandatin e deputetit.

Partia Demokratike reagoi përmes Gazmend Bardhit duke thënë se vendimi i Rudina Hajdarit është personal dhe mandati u takon demokratëve.

Bardhi thotë se në rastin e Rudina Hajdarit, çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari bëhet kështu e dyta deputete e Partisë Demokratike pas Myslym Murrizit, që nuk pranon të djegë mandatin. Ndërsa të tjera kandidatëve të selisë blu në lista kanë pranuar të marrin mandatin.

Tv Klan