Report TV -101 vjeçari nga Vlora, Lolo Koçeri: Gëzoj shëndet të plotë, kam punuar deri para 1 viti

  • 5 years ago
Lolo Koçeri është 101 vjeçari nga Babica e Vogel e qytetit të Vlorës i cili gëzon shëndet të plotë. Babai i 5 fëmijëve dhe gjysh i 23 nipër e mbesave, i moshuari tregon se ka punuar që prej moshës 14 vjeçare në blegtori, punë e cila ka vijuar deri para 1 viti. Ndërsa ka marrë pjesë në disa luftra.

Ky është Lolo Koçeri dhe është plot 101 vjeç. I lindur në vitin 1918 në një kohë të turbullt për Shqipërinë, i moshuari nga fshati Babicë e Vogel e qytetit të Vlorës është ende në gjendje shumë të mirë shëndetësore. I ulur në një stol tek dera e shtëpisë me një bastun pranë vetes, Koceri na pret per të na treguar për jetën e tij.

Pavarsisht se ka kaluar të 100, Lolo thotë se është ende i ri dhe se jetëgjatësia e tij ka të bëje edhe me të ushqyerin bio pa koncentrate. Ndërsa shton se ka punuar që prej moshës 14 vjeçare në bujqësi, punë e cila ka vijuar deri para një viti.

Lolo ka marrë pjesë në disa luftra. Ai thotë se ka luftuar me çeten e Kurveleshit gjatë viteve 1943 ndërsa në 1949 ka luftuar me Ballistat. Në atë kohë vetëm 30 vjeç Lolon e dërguan sëbashku me dy oficerë në urën e Milotit pas informacioneve se një bandë ndodhej aty dhe gjatë përpjekje për të mundur armikun ka marrë një plumb në këmbe, kurse dy oficeret u vranë.

Babai i 5 fëmijëve dhe gjysh i 23 nipër e mbesave, Lolo mban ende ndër duar e veshje dekortat dhe simbolet komuniste ndërsa ruan me fanatizëm vështirësitë dhe të bukurat që jeta i ka falur gjatë këtyre 101 viteve.

Recommended