BOOM - 11 Mars 2019 - Politikanëve si kokrra e mollës u merret gjak shtrirë, talasemikëve në karrige

  • 5 years ago
#oranews #BOOM
Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora News solli shqetësimin e një pacienteje që vuan nga talasemia, e cila denoncon kushtet në të cilat realizohet procesi i transfuzionit të gjakut në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza për këta të sëmurë.

BOOM solli dhe pamje nga brenda qendrës së transfuzionit të gjakut në QSUT ku të sëmurët me talasemi duhet ta marrin gjakun ulur për shkak të hapësirës së ngushtë që kanë në dispozicion.

Të sëmurë me talasemi në Shqipëri ka rreth 800 persona.

Denoncuesja: Ato ambjente janë shumë të papërshtatshme për të marrë transfuzionin pacientet me talasemi.Konkretisht aty ndodhen tre dhoma shumë të vogla në të cilat 5 pacientë me talasemi, ka pas raste edhe më shumë se kaq, duhet të kryejnë transfuzionet. Është një rrezik shumë i madh, sepse ndërkohë që 5 pacientë mund të marrin transfuzion aty sistemet janë shumë të vështira dhe mund të ndodh që të ngatërrohen, mund të ndodh një gabim që mund të jetë fatal.Kur janë shumë pacientë, do të thotë që janë shumë qese dhe po aq sisteme(aget dhe tubat ku kalon gjaku).Aty bëhet një rrjet merimangash.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se teksa figura të larta të politikës, të cilët janë shëndoshë e mirë, kur dhurojnë gjak rrinë shtrirë, të sëmurët me talasemi duhet ta marrin gjakun ulur për shkak të hapsirës së ngushtë që kanë në dispozicion.


Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-denoncon-skandalin-ne-qsut-ja-si-kryhet-transfuzioni-i-gjakut-talasemiket

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended