Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
#oranews

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit largoi nga sistemi Mardisa Xhaferllarin, kandidate për të marrë postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe për një nga vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Edhe pse nuk iu gjetën probleme në tri kriteret, KPK theksoi se Xhaferllari nuk ka statusin e magjistrates pasi nuk ka përfunduar testin e shkollës së magjistraturës. Për shkak të problemeve me deklarimin e një apartamenti dhe një makine, KPK shkarkoi edhe kryetarin e gjykatës së Tropojës Dritan Seci. Ai u konsiderua se nuk e kalon vettingun për shkak të kritereve të pasurisë dhe mangësive profesionale.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Marsida Xhaferllarin, kandidate për të marrë postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe për një nga vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas KPK, Xhaferllari ka humbur statusin e magjistrates për shkak se nuk i është nënshtruar testimit të shkollës së Magjistraturës.

Marsida Xhaferllari më herët ka punuar si kryeinspektore e Ministrisë së Drejtësisë dhe KLD-së. Gjatë seancës në KPK, sipas relacionit ajo doli pa probleme në kriterin e pasurisë dhe atë të pastërtisë së figurës, edhe pse Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kishte ngritur disa çështje sa i përket kriterit të profesionalizmit. Relatori theksoi në seancën e 4 marsit se

Kishte paqartësi nëse ajo kishte statusin e magjistrates, pasi ndërkohë kishte marrë statusin e nëpunësit publik. Pikërisht për shkak të këtyre paqartësive, Xhaferllari është deklaruar nga KPK jashtë sistemit.

Ndërkohë të hënën Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin edhe për kyetarin e gjykatës së Tropojës Dritan Seci.

Shkarkimi i tij ka ardhur si pasojë e problemeve të gjetura në kriterin e pasurisë, ku sipas KPK, gjyqtari kishte problem me deklarimin e një apartamenti në zonën e Laprakës dhe të një automjeti. Gjatë procesit të vettingut Secit iu gjetën edhe problem profesionale pasi në Tropojë kishte zhvilluar procese gjyqësore pa njoftuar palët rregullisht.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/marsida-xhaferllari-gjyqtare-pa-testin-e-magjistratures

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended