Ora News - Rama: Po të merrej Zoti me zgjedhjet, Monikës i kishte rënë rrufeja

  • 5 years ago
#oranews
Kryeministri, Edi Rama, nuk la pa shigjetuar as në Fier ish-aleatin në qeveri, Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke e akuzuar për shitblerje të votës.

Rama: Nuk duan të ballafaqohen në zgjedhje në qershor. Këtu e kanë të gjithë hallin. Duan të krijojnë të gjithë alibinë që, zgjedhjet këtu janë kot, zgjedhjet këtu blihen, zgjedhjet këtu shiten, një popull i tërë këtu ka dalë në ankand edhe e blejmë ne.Këtu në Fier, më thoni ju mua, a e gjejmë dot ne, jo një socialist nga ju, apo nga ata që na votojnë ne, por, a e gjejmë dot ne një që voton PD-në ose LSI-në, që, po t?ia hapësh zemrën të mos gjesh Monikën duke blerë vota?A e gjen një që të thotë, ?Jo. Monika nuk blen vota?? E keni parë Monikën kur ngre sytë nga qielli thotë, ?O Zot ndihmoji shqiptarët nga shitja e votës?? Që tregon që Zoti nuk ndërhyn në procesin zgjedhor, se po të merrej Zoti me zgjedhje Monikës i kishte rënë rrufeja dhe largqoftë kishim mbetur pa doktoreshë.Çfarë duhet të bëjmë ne?

Një koment e pati edhe për deputetët e rinj që kanë hyrë në Kuvend nga listat e opozitës e të tjerë që janë në pritje.

Rama: Po kur thonë që, ?këta që vijnë tani në parlament janë të Ramës?. Pse unë i vura ata në listat e deputetëve?! Unë ia kapa dorën Monikës dhe i thashë, ?shëno këtu emrat e këtyre?, apo i mbajta dorën Lulit?! Unë Lulin e kapa për dore, por nuk i mbajta dorën. Tani, që atyre të tjerëve, - se nuk janë të gjithë budallenj, ka plot njerëz normalë, - u vjen mundësia të vijnë në Parlament, të bëhen deputetë, të marrin rrogë, të marrin pension, - e dini ju që kur shkel në Parlament qoftë edhe një ditë merr dhe pension pastaj, - pse do rrinë? Do rrinë pas Luanit këtu me këta 100 veta këtu? Pse? Maksimumi pas Luanit mund të rrijë Nimeti, po s?ka të tjerë.Kështu që, për sa na takon neve, ne do vazhdojmë ashtu siç kemi ecur që në fillim, drejt, drejt, drejt, pa parë mbrapa, po vetëm drejt.

Për shefin e qeverisë, opozita veç frikës se nuk mund të fitojë zgjedhjet ka edhe një tjetër merak.

Rama: Kanë dhe një hall tjetër, që është ajo e shkreta reforma në drejtësi, se po fillon po shtrëngohet laku. U krijuan institucionet e para, tani do krijohet Prokuroria Speciale Antikorrupsion dhe disa halle ata i kanë, ua di i gjithë populli, ua di e gjithë Shqipëria, kështu që, hajde dhe njëherë të shkojmë pas berihait.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-po-te-merrej-zoti-me-zgjedhjet-monikes-i-kishte-rene-rrufeja

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended