Rreze Dielli 8 Mars 2019 - E ftuar Erilda Duzha

  • 5 years ago
Në nëntor të vitit 2017 Erilda Duzha solli në jetë 2 binjakë në maternitetin ?Koço Gliozheni?, në Tiranë. Fëmijët e saj sot gëzojnë shëndet të plotë, por për nënën e re 25 vjeçare, lindja e tyre nuk ishte aspak e lehtë, pikërisht për shkak të mungesës së inkubatorëve. 2 foshnjet erdhën në jetë prematurë, në javën e 33-të të shtatzanisë dhe për pasojë mushkëritë e tyre nuk ishin të formuara plotësisht. Ndërsa përgatitej për lindjen, stafi i maternitetit e njoftoi Erildën se nuk kishte inkubatorë të lirë dhe ajo u përball me një prej momenteve më të vështira të jetës. Është kjo arsyeja që prej gati 3 muajsh, Erilda Duzha dhe Geraldo Krasi kanë ndërmarrë nismën e tyre krejt personale ?Dhuro një inkubator për Shqipërinë? duke u shndërruar në një zë të fuqishëm që kërkon të ndihmojë foshnjet premature që të kenë të gjitha kushtet për të jetuar.

Recommended