Report TV - Rama drejt Fierit, simpatizantët e PD-së i vënë flakën gomës në rrugën kryesore

  • 5 years ago
Simpatizantët e PD-së në Fier kanë dalë në protestë në rrugën hyrëse të qytetit me qëllim ndërprerjen e rrugës për kryeministrin Edi Rama. Ai ka njoftuar se do të jetë sot në Fier në kuadër të takimeve për ''Bashkia që duam".

Protestuesit i kanë vënë flakën një gome pranë një karburanti, duke rritur rrezikshmërinë për kalimtarët dhe banorët e zonës.

Ata mbajnë në duar pankarta dhe kanë bllokuar kalimin për automjetet në të gjithë zonën.

Recommended