Report TV -U denoncua në 'Pa Gjurmë', 80-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Shkumbin

  • 5 years ago
Ibrahim Xhakeri, 80-vjeç, i cili ishte deklaruar i denoncuar si i humbur në emisionin Pa Gjurmë, nga nipi i tij është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin.

Ai ishte larguar nga shtëpia në datë 8 Shkurt, ndërkohë që nga këqyrja parapake e kufomës, në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.

Ibrahim Xhakeri ishte baba i dy vajzave, ndërkohë që bashkëshortja e tij vuante nga epilepsia. Para viteve '90 Ibrahimi kishte punuar në metalurgjikun e Elbasanit ndërkohë që pas sëmundjes së bashkëshortes, ai ishte kthyer në shtyllën e shtëpisë. Në ditën kur humbi kontaktet me familjen ai kishte dalë si zakonisht për të bërë pazar në markatën e qytetit.

Pas humbjes familjarët bënë denoncim por ajo çka e bënte edhe më të vështirë gjetjen e tij ishte fakti se në ditën kur ishte larguar nga shtëpia, 80-vjeçari nuk kishte pasur me vete asnjë mjet identifikimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendin ku u gjet kufoma e Xhakerit dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Recommended