IKMT aksion në Roskovec, Kejdi Mehmetaj: Për 7 Mars po i shembin shkollën 500 fëmijëve

  • 5 years ago
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se ka nisur një aksion në Bashkinë e Roskovecit për prishjen e pesë objekteve. Sipas IKMT ky aksion është në ndihmë të Bashkisë dhe bëhet në kuadër të rikualifikimit urban të qendrës së qytetit.
Nga ana tjetër ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka deklaruar se ky aksion i IKMT-së prek edhe një shkollë në këtë qytet duke e quajtur ndërmarrjen e tij një akt të paligjshëm. Ajo ka ngritur akuza ndaj funksionarëve të Bashkisë së Roksovecit se po shembin një shkollë që ka 17 vjet që është hapur dhe shkollon 500 fëmijë. Sipas saj kjo vjen si një hakmarrje e Kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi për shkak se nuk arriti të marrë mbështetje politike nga banorët e kësaj zone.

"Edhe pse sot është 7-marsi, dita e mësuesve, dita kur ata duhet të gëzojnë Brenda shkollave të tyre, ai bashkë me urdhrin e një prej Kryebashkiakëve të tij, konkretisht atë të Roskovecit, shtantazhon dhe dërgon fadromat e IKMT, për të prishur në mënyrë të paligjshme shkollën ?Goja e Artë? në Rosokovec. Një shkollë e cila ka 17 vjet dhe e cila shkollon sot që flasim mbi 500 nxënës, që nga parashkollori dhe deri në vitin e 4 të gjimnazit. Sot që fëmijët e mësuesit duhet të ishin duke festuar, gëzuar e uruar njëri-tjetrin, ata në fakt detyrohen nga kjo qeverisje kriminale që të mbrojnë fizikisht shkollën e tyre, rrethimin e shkollës së tyre. Mbas gjithë tentativave që Kryetarja e Bashkisë Majlinda Bufi, bëri për të marrë mbështetje politike të drejtuesve të shkollës Goja e Artë dhe nuk ia doli, për shkak të keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit që ajo bën në Roskovec, ka arritur tanimë në ditën që i kërcënon dhe i shantazhon drejtuesit e shkollës me prishjen e saj.