Ora News - Fier, vëllai i të aksidentuarit: Po ktheheshin pasi kishin punuar tokën

  • 5 years ago
#oranews

Një çift bashkëshortësh u aksidentuan mbrëmjen e sotme (4 mars) në fshatin Shën Pjetër të Fierit.

Mësohet se çifti po udhëtonte me karrocë me gomar, ndërkohë që një makinë Benz i ka përplasur duke i lënë të plagosur.

Ka qenë drejtuesi i mjetit i cili i ka shoqëruar të plagosurit në spital dhe më pas është kthyer në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë të plagosurit janë identifikuar Irakli Nune 56 vjeç dhe bashkëshortja e tij Florika Nune 54 vjeçe. Ata ndodhen në spital nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha.

Bëhet e ditur se gruaja ka dëmtime në kokë, por që të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

"Vinte nga toka për në shtëpi, bashkë me gruan. Këtu e ka kapur makina dhe e ka tërhequr makina zvarrë. Mjer ne që na zuri", tha vëllai i të plagosurit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fier-makina-perplas-burre-e-grua-po-udhetonin-me-nje-karroce-me-gomar

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended