Meta: Politika te reflektoje ne interes te vendit

  • 5 years ago
Presidenti Ilir Meta i bën thirrje të dyja palëve politike në vend, mazhorancës dhe opozitës, që të bëjnë një hap pas dhe të reflektojnë në emër të interesit kombëtar.

Me fjalën ?interes kombëtar? kreu i shtetit nënkupton çeljen e negociatave me Bashkimin Europian në qershor, të cilat sipas tij, rrezikojnë të ngelin vendin edhe këtë vit për shkak të situatës politike.

?Një ditë pas vendimit të Qershorit të vitit të kaluar kam thënë se duhet të nisim punën menjëherë në dialog mes qeverisë dhe opozitës, sepse siç iku një ditë kam thënë, mund të ikë edhe një vit dhe mund të mbetemi përsëri në vend. Në vijim të thirrjeve edhe të mëparshme që palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri për të rivendosur normalitetin politik, demokratik, kushtetues dhe institucional në vend, unë besoj se kur ka vullnet dhe vihet në plan të parë interesi kombëtar, gjithashtu që duhet të na motivojë shumë fort edhe për shkak të kohës që mund të pakësohet, duhet të na shtyjë drejt zgjidhjeve të mençura dhe drejt zgjidhjes politike të kësaj situate."

Në këtë kontekst, Presidenti tha se ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme zhvillimin e një dialogu për zgjidhjen e krizës, e cila sipas tij mund të ishte shmangur.

?Jemi në kushtet e një krize politike, kushtetuese dhe institucionale, e cila mund dhe duhej të ishte shmangur. Në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike kam apeluar për dialog mes palëve, jo vetëm për të evituar këtë situatë, por mbi të gjitha për t?i paraprirë vendimit të Qershorit për çeljen e negociatave?.

Këto deklarata Presidenti i bëri gjatë një konference me homologun slloven, Borut Pahor ku nuk mungoi as vëmendja e tij për të zgjidhur një krizë rajonale siç është ajo Serbi ? Kosovë. Pahor përsëriti qëndrimin se është pro një marrëveshje mes dy vendeve, por jo për ndryshim etnik të kufijve, ndërsa Presidenti Meta deklaroi se mbështet çdo vendim që merr shteti i pavarur i Kosovës.

Tv Klan

Recommended