Prokurorja: Investigoni vendimin që më shkarkoi..apo vettingu është në duar të kriminelëve

  • 5 years ago
sh anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, prokurorja me 16 vite karrierë, shkarkuar tre ditë më parë nga Kolegji i Apelimit ngre dyshime të forta se vendimi për ta përjashtuar atë është ndikuar nga krimi dhe politika. Në një letër të hapur ajo i kërkon selive dimplotaike dhe drejtuesve më të lartë të shtetit të hetohet shkarkimi i saj.

Prokurorja e Tiranës, Antoneta Sevdari e cila u shkarkua nga detyra me një vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i ka dërguar një letër të hapur ndërkombëtarëve dhe gjithë aktorëve politikë në vend, nga presidenti, kryeministri, kryeprokurorja e ministrja e drejtësisë, ku kërkon të investigohet ky vendim që sipas saj është i padrejtë.

Prokurorja thotë se e ka bërë detyrën e saj duke i shërbyer qytetarëve, por ngre dyshimet e saj përse mund të jetë marrë vendimi i shkarkimit.

Thotë se mund të jetë mungesë profesionalismi e trupës gjykuese të Kolegjit të Apelimit, nuk përjashton mundësinë e një shkarkimi të urdhëruar.

Do t'i vinte keq që Vettingu që ajo thotë se i besoi në fillim, mund të jetë kthyer një vegël në shërbim të kriminelëve që prokurorë e gjyqtarë i kanë çuar para drejtësisë.

Recommended