BOOM: Gjykata e Krujës manipulon deklaratën e avokatit të invalidit të arrestuar si narkotrafikant
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora News ka investiguar mbi arrestimin që i është bëre një 68-vjeçari, invalid i plotë nga Nikla me pretendimin se te shtëpia ku ai ka banuar para 20 vitesh është gjetur një sasi lënde narkotike.

Por faktet tregojnë të kundërtën, kjo shtëpi nuk i përket shtetasit Sabri Haka.

Kryeplaku: Lënda narkotike është gjetur këtu, ka qenë një dhomë pa dritare dhe dyer, pa asgjë.Ata e kishin varur nga një faqe muri në një tjetër. E kishin prerë pjesën e parë ku mbahet boçeja.Vetë e gjallë nuk peshonte më shumë se 6-7 kg. Edhe ata vetë e kanë të qartë se Sabriu nuk ka lidhje me këtë, për vetë distancën që është mbi 3 km. Këtu ta vjedhin mallin ta kesh në shtëpi tënden, jo ta kultivosh këtu. As me letra shtëpia nuk është në emër të Sabriut. Sabriu nuk është autor i kësaj. Mund të jetë bërë larg në pyll dhe mund të jetë strehuar këtu për ta tharë.E gjithë zona e di se Sabriu nuk ka ardhur këtu.

Ndërkohë, organi i akuzës është shprehur se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e braktisur të shtetasit Sabri Haka është konstatuar një sasi 13.5 kg bime narkotike.

Një tjetër shkelje ndodh kur avokatit të çështjes nuk i vihet në dispozicion dosja e klientit, ndërsa prokurori i çështjes duke u bërë kopje e shëmtuar e Kryeministrit e etiketon gazetaren si ?llum i kazanit?

Prokurori: Unë ju them të mos ndërhyni në proces hetimor, mos ndërhyni.Ju jeni bërë llumi i kazanit. Doni ta bëni vetë edhe prokurorinë, edhe gjykatën, edhe të gjitha.

Një dëshmi e rreme është dokumentuar gjatë procesit gjyqësor, ku thuhet se avokati ishte dakort për sa i takon vlerësimit të ligjshëm të arrestit në flagrancë të klientit, por avokati e mohon këtë fakt.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-gjykata-e-krujes-manipulon-deklaraten-e-avokatit-te-invalidit-te-arrestuar-si-narkotrafikant
Recommended