Report Tv - Mali në flakë në Pogradec, zjarri rrezikon një banesë

  • 5 years ago
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një pjesë të malit në fshatin Homçan të Proptishtit, ndërsa një banesë rrezikohet, pasi flakët janë përhapur me shpejtësi.

Familja e rrezikuar nga flakët ka dalë me shpejtësi jashtë, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk dihen.

Gazetarja e Report Tv në Korçë, Iris Rezhda thotë se banorët kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikëses, por deri tani askush nuk ka shkuar.