Report Tv-Historia e mjekut anestezist, la Italinë për të punuar në Sarandë

  • 5 years ago
Në një kohë kur shumë mjekë po largohen nga Shqipëria ka edhe nga ata që mendojnë se është më mirë që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë në vendin e tyre. Besnik Shabanaj nga Elbasani pas studimeve të kryera në Itali ka vendosur ta ushtrojë profesionin e mjekut anestezist në Sarandë dhe jo vetëm pas i pëlqejnë qytetet bregdetare, por aty kishte mungesë për këtë specialitet.

Mjeku anestezist pohon se me vendosjen në dispozicion nga qeveria të bonusit për mjekët, do të bëjë që shumë mjekë që janë diplomuar për mjekësi, të qëndrojnë në Shqipëri për ta ushtruar profesionin.

Sipas tij këto bonuse e kanë bindur atë që jo vetëm të lërë Italinë, por të punojë madje edhe larg qytetit të lindjes. Gjatë muajit mars në spitalin e Sarandës pritet të vijnë edhe katër mjekë të specializuar si kardiolog, kirurg, gastroepatolog dhe një pediatër.

Recommended